Integrimi
Kursi i parë për imamët në Zvicër, në funksion të pengimit të radikalizimit
"Për ne, ka rëndësi forcimi i rrjetit midis shoqërisë, autoriteteve dhe komuniteteve myslimane", thotë Hansjörg Schmid, drejtor i Qendrës Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë, në Universitetin e Friburgut
Në Cyrih ëshjtë duke u mbajtur një kurs i ri për klerikët myslimanë (imamët) dhe për mësuesit e edukimit fetar.
“Do të doja që jomuslimanët të më besonin më shumë. Si një imam që ka trajnime zvicerane”, thotë Kaser Alasaad, shkruan srf.ch. Ai drejton xhaminë më të madhe në kantonin e Cyrihut, atë në Volketswil.
Kaser Alasaad është një nga njëzet personat që ndjekin kursin e ri të trajnimit për imamët në kantonin e Cyrihut. Oferta plotëson një boshllëk.
Deri më tani në Zvicër nuk ka pasur një mundësi të tillë trajnimi, transmeton albinfo.ch. Si problem shihet fakti se shumë imamë vijnë nga jashtë dhe ndonjëherë dinë fare pak për Zvicrën. Ndërkaq kjo do të ishte e rëndësishme, sepse imamët janë persona referues të rëndësishëm për pothuajse 400,000 myslimanë, sa jetojnë në Zvicër.
Në kantonin e Cyrihut, udhëheqësit shpirtërorë myslimanë (imamët) tani po marrin tetë ditë trajnimi të mëtejshmëm.
Kursi “Zürich Kompetenz” është i destinuar edhe për mësuesit e fesë apo aktivistët rinorë në komunitetet myslimane. Shumë prej tyre punojnë vullnetarisht nëpër xhami, pa pasur arsimimin përkatës.
Kush qëndron prapa “Zürich Kompetenz?
Kantoni i Cyrihut ka ngritur këtë mundësi për arsimim të mëtutjeshëm së bashku me Bashkësinë e Organizatave Myslimane në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Qendra Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë në Universitetin e Friburgut janë gjithashtu të përfshira në këtë projekt.
Kursi për klerikët myslimanë ka filluar në mars të këtij viti. Pothuajse dy herë më shumë vveta kanë aplikuar se sa mund të pranoheshin. “Kishte shumë interesim , që në fillim”, thotë menaxherja e projektit Myrta Grubenmann. “Kjo tregon qartë se kjo ofertë plotëson një nevojë.
Radikalizimi është një nga temat në kurs
Është nevoja për t’u organizuar më mirë si komunitet në Zvicër. Këtë e tregojnë pyetjet e pjesëmarrësve, njëra prej të cilave është: Cilat departamente të specializuara mund të kontaktoj në rast radikalizimi?
Pjesëmarrës të ndryshëm në kurs theksojnë se radikalizimi deri më tani nuk ka qenë problem në xhaminë e tyre.
“Vetëm për shkak se ne jemi myslimanë nuk do të thotë automatikisht se ne biem në kontakt me ekstremizmin” thotë Imam Kaser Alasaad. Gjatë gjashtë viteve të tij si imam në Volketswil, askush nuk është radikalizuar. “Por si imam i njërës prej xhamive më të mëdha, unë duhet të jem i përgatitur për këtë”.
Megjithatë, parandalimi i ekstremizmit është vetëm një aspekt i trajnimit. “Për ne, ka rëndësi forcimi i rrjetit midis shoqërisë, autoriteteve dhe komuniteteve muslimane”, thotë Hansjörg Schmid, përcjell albinfo.ch. Ai është drejtor i Qendrës Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë në Universitetin e Friburgut. Ai ka ndihmuar në ngritjen e këtij arsimi të mëtejshëm (kursi).
Në kurs, pjesëmarrësit hartojnë projektet e tyre. Ndonjëri prej tyre ka nisur një bashkëpunim me organizatat rinore (Offene Jugendarbeit). Dy pjesëmarrës të tjerë po organizojnë një “ditë të dyerve të hapura” në xhaminë e tyre.
“Kjo është mënyra e lidhjes së marrëdhënie që kanë një ndikim përtej projektit,” thotë Schmid.
Rrjetëzimi me njëri-tjetrin është gjithashtu i rëndësishëm për mësuesit e fesë, punonjësit rinorë dhe imamët.
“Ne njihemi këtu, shkëmbejmë përvojat tona dhe i japim njëri-tjetrit këshilla” thotë Suad Salihu, një punonjës i Shoqatës Islamike Shqiptare në Regensdorf, përcjell albinfo.ch. Edhe pjesëmarrës të tjerë vlerësojnë këtë shkëmbim.
Kursi i parë i imamëve do të zgjasë deri në fund të qershorit. Një kurs i dytë do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Se si do të vazhdojë projekti pilot pas kësaj është çështje e hapur.
Imam Kaser Alasaad shpreson për kurse të mëtejshme. Jo vetëm në kantonin e Cyrihut, por në të gjithë Zvicrën. “Imamët duhet të njohin kulturën dhe ligjin zviceran dhe të dinë të sillen me njerëzit e tjerë këtu. Kjo kërkon trajnim të mëtejshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës