Lajme
Detaje të reja nga aksidenti në Austri, flasin nga kompania
Autobusi që është aksidentuar sot, në orët e para të mëngjesit, është nga Gjakova, njofton albinfo.at.
Autobusi me udhëtarë nga Kosova po udhëtonte në Gjermani, e lidhur me rastin janë prononcuar edhe nga kompania “Armend Tours”.
Në një përgjigje nga kjo kompani thuhet se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg. Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetën”, thuhet në prononcimin e tyre.
Sipas informacioneve nga Armendi Tours, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ishin turistë nga Shqipëria, ndërkohë që nisja është bërë më 18 maj nga Kosova.
Sipas deklaratës nga kompania, në autobus ishin tre shoferë, po ashtu bën të ditur se në vendin ku ka ndodhur aksidenti Austri/Salzburg ishte duke u rregulluar rruga dhe po funksiononte vetëm një shirit i autostradës. /Albinfo.at
Për më shumë:
Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri
Ishin duke udhëtuar, 20 mërgimtarë të lënduar në aksidentin në Austri
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës