Lajme

Nehammer u zgjodh unanimisht lider i ÖVP-së

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, është zgjedhur zyrtarisht lider i Partisë Popullore Austriake konservatore (ÖVP) me 100 për qind të votave, njofton albinfo.at.

Krerët e ÖVP tradicionalisht priren të marrin rezultate të larta në zgjedhjet e tyre të para si kryetar.

Kurz u zgjodh kryetar partie në vitin 2017, me 98.7 për qind të votave.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur kurrë një rezultat 100 për qind në zgjedhjet e para. /Albinfo.at