Lajme
Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” shkëlqen me koncertin e saj në Vjenë
Për tri orë sa zgjati ky koncert, orkestra interpretojë vepra të ndryshme të muzikantëve të njohur botërorë dhe atyre shqiptarë
Në kuadër të projektit “Evropa na bashkon“, shkolla e muzikës “Prenk Jakova” më 09.05.20022, në ditën e festës së Evropës, mbajti koncert në sallën “MuTh” që është njëra nga sallat më të njohura të koncerteve në Vjenë.
Nën organizimin e violinistit austriak Johhans Fleischmann dhe dirigjentit gjakovar, Kastriot Sada, orkestra Kamertale me një ekip prej 22 muzikantëve profesionistë si dhe dy dirigjenteve, Kastriot Sada dhe Pëllumb Vula, performuan vepra të ndryshme të muzikantëve të njohur botërorë dhe atyre shqiptarë.
Për tri orë sa zgjati ky koncert, orkestra interpretoi vepra nga Wolfgang Amadeus Mozart, Rexho Mulliqi, Felix Mendelssohn, Bartholdy dhe Kujtim Laro. Pas çdo interpretimi të veprave, publiku austriak dhe shqiptar i mirëpriti me duartrokitje, veçanërisht pas tingujve të muzikës “Baresha”, vepër kjo e kompozuar nga Rexho Mulliqi.
Këtë projekt e mbështetën Kuvendi Komunal i Gjakovës, Ministria Federale e Republikës së Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, të cilët pas koncertit përmes një postimi në “Facebook”, ndër të tjera kanë thënë:
“Ky koncert është urë e re në mes të Kosovës dhe Austrisë nëpërmjet muzikës dhe vjen me iniciativë të violinistit të shquar, Johannes Fleischmann dhe muzikantëve të Gjakovës, me angazhim nga drejtorët e shkollës së muzikës Kastriot Sada e Pëllumb Vula”, thuhet në postimin e Ambasadës së Kosovës, përcjell albinfo.at.
Mysafirë të koncertit nga Kosova ishte ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës, znj. Arbërie Nagavci dhe drejtoresha për Kulturë e Komunës së Gjakovës, znj. Adea Roka.
Në shenjë falënderimi për këtë shfaqje të shkëlqyeshme të orkestrës dhe emocioneve që dhuruan për publikun, afaristi i njohur shqiptar në Vjenë, z. Argëtim Hani shtroi një darkë për të gjithë anëtarët e orkestrës, në njërin nga restorantet më të njohura në qendër të Vjenës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës