Kuriozitete

Vjen telefoni i parë me zmadhim optik

Sony ka prezantuar zyrtarisht Xperia 1 IV, smartfoni i parë në botë me një zmadhim të vërtetë optik.

Gjiganti japonez ka përdorur gjithë eksperiencën e tij në fushën e fotografisë për të krijuar Xperia 1 IV të ri, me një sërë opsionesh që rrjedhin drejtpërdrejt nga sektori i kamerave profesionale, si Sony Alpha.

Përveç lentes së zmadhimit optik 85-125 mm, Xperia 1 IV lejon shkrepjen në 4K me 120 fps, aftësi të transmetimit të drejtpërdrejtë, AF të syve në kohë reale, gjurmim në kohë reale për të gjitha lentet dhe “Optical SteadyShot” me “FlawlessEye” ose teknologji që zakonisht mund të gjenden në pajisjet e dedikuara për foto dhe video dhe jo në telefonat smart.

Ashtu si zmadhimi i kamerës, telefoni mund të ndryshojë dritaren sipas niveleve të ndryshme për të kapur pak a shumë dritën. Çmimi bazë i tij është 1 399 euro./Ansa