Lajme

Violinisti Shkëlzen Doli ngriti në këmbë publikun në Seul të Koresë së Jugut

Koncertin e Shkëlzen Dolit dhe Ansamblit të tij e kanë përcjell edhe figurat e njohura diplomatike, me në krye me Ban Ki-moon, ish Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Violinisti i mirënjohur shqiptar, Shkëlzen Doli, është ngjitur në skenën e njërës prej sallave më të njohura në Seul, në kryeqytetin e Koresë së Jugut. Ai mbrëmë ka përfaqësuar Austrinë si udhëheqës i trupës artistike, në festën jubilare, 130 vjet marrëdhënie diplomatike në mes të Austrisë dhe Koresë së Jugut.

“Bashkë me ansamblin tim “Philharmonic Ensamble” si përfaqësues të Austrisë dhe për nder të festës së 130-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Austri – Kore e Jugut, kemi mbajtur një koncert në sallën e njohur “Seul Art Center”, thotë Shkëlzen Doli për albinfo.at nga Seuli.

Ai ka thënë se ishte një mikpritje madhështore nga publiku korean, ndërkohë ka shtuar se në këtë koncert si mysafirë nuk kanë munguar edhe figurat e njohura diplomatike, në krye me Ban Ki-moon, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB)-së.

Ban Ki-moon dhe Shkëlzen Doli