Lajme
Shifrat alarmante, KE forcon ligjet kundër abuzimit me të miturit
Shifrat janë të frikshme. Vetëm në vitin 2021, në mbarë botën u raportuan 85 milionë foto ose video që tregonin fëmijët të binin pre e abuzimeve seksuale. Për të luftuar fenomenin, që u përkeqësua gjatë pandemisë, Komisioni Evropian propozoi të mërkurën forcimin e ligjeve të tij.
“Raportimet për foto dhe video të fëmijëve të abuzuar në territorin e Bashkimit Evropian është rritur me 6 mijë për qind në 10 vjetët e fundit. Sa u takon materialeve të raportuara globalisht, 90% e rasteve janë verifikuar brenda BE-së”, thotë Ylva Johansson, komisionere e BE-së për Punët e Brendshme.
Me propozimet e tij, Komisioni kërkon të lëvizë nga një sistem zbulimi vullnetar i përmbajtjeve ilegale në një procedurë të detyruar. Ofruesit e internetit dhe platformat digjitale do të duhet të monitorojnë rrezikun e keqpërdorimit të shërbimeve të tyre.
Kompanive do t’u duhet të konstatojnë dhe të raportojnë materiale të tilla në një qendër të re evropiane, dedikuar luftës ndaj abuzimit seksual të të miturve. Përmbajtje të tilla duhen hequr sa më parë të jetë e mundur. Grupet e të drejtave të fëmijëve mirëpritën masat.
“Po jetojmë në një kohë dhe epokë kur fëmijët po lidhen me internetin në një moshë shumë të vogël. Aktualisht po e shohim në Belgjikë, por në fakt, është një fenomen botëror trendi i rënies së moshës së përdorimit të smarphone-ve nga 12 në 8 vjeç. Kjo ka një impakt të madh mbi mënyrën se si fëmijët merren me internetin dhe mënyrën se si ata duhet të shmangin rreziqet”, shprehet Niels van Paemel, nga shoqata Child Focus.
Sidoqoftë, ofruesit e internetit dhe platformat po ngrenë shqetësime për privatësinë. Komisioni bën thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve për adresimin e këtyre problemeve./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes