Kuriozitete

A po bëhet Instagram si TikTok?

Instagrami ka vazhduar përpjekjet për të rivalizuar suksesin e TikTok-ut si një rrjet social i preferuar për të rinjtë.

Adam Mosseri, kreu i Instagramit, konfirmoi realizimin e një dizajni të ri aplikacioni, i cili fokusohet në përmbajtjen e fotove dhe videove.

Me hapjen e telefonave smart, përdoruesit do të shohin menjëherë postimet e tyre në ekran të plotë dhe në modalitetin portret, njësoj si TikToku, përcjell Albinfo.ch.

Ndryshe nga dizajni aktual, ku Instagrami tregon një ndarje më të qartë mes përmbajtjes, reagimeve, komenteve dhe përshkrimeve, pas kësaj risie, tekstet dhe ikonat përkatëse do të përfshihen në fund të imazheve dhe videove duke krijuar kështu një vazhdimësi dhe rrjedhshmëri më të madhe në lëvizje.

Mosseri postoi në Twitter testimin e modelit të ri, që pritet të aplikohet nga shumë përdorues në ditët në vijim.