Lajme

Emigrantët në Austri akuzojnë Ministrinë e Brendshme për racizëm

Ministria e Brendshme mohon akuzat për racizëm

Ministria e Brendshme e Austrisë është akuzuar për racizëm, pasi oficerët e ‘Cobra’ kontrolluan një shtëpi për drogë në Austrinë e Poshtme dhe hynë në një banjë, ku një 13-vjeçar ishte në dush, njofton albinfo.at.

Një 24-vjeçareje, e cila ishte në shtrat, iu hoqën batanijet nga oficerët. Kontrolli i shtëpisë në Groß-Enzersdorf (rrethi Gänserndorf) ishte një nga 11 kontrollet e shtëpive që synonin të luftonin tregtimin e drogës.

Në adresë nuk u gjet asnjë drogë.

Dy persona në një shtëpi ishin emigtantë nga Afrika e Jugut dhe thanë se dyshonin se kishte një sfond racist në kërkim.

Megjithatë, Ministria u përgjigj se bastisja ishte kryer në bazë të një urdhri nga prokuroria publike e Vjenës në lokacione të ndryshme dhe nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me origjinën etnike të njerëzve, transmeton transmetuesi ORF. /Albinfo.at