Kosova
Misioni humanitar zviceran ‘’Barakah’’ në Shqipëri dhe në Kosovë
Në këtë kohë të paqëndrueshme dhe në detyrën e shenjtë kundrejt Zotit, shtetit, kombit dhe familijes e traditës, vjen në ndihmë në kohën e Ramazanit misioni humanitar ‘’Swiss Barakah Charity’’, i cili ishte i përbërë nga Muhamad Ahmad Ajami, Muatasim Bouhouch, Lahoussine Ait Etaleb, të cilët vizituan Kosovën dhe u pritën nga udhëheqësit e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, z. Behxhet Ajvazi dhe Xheladin Fazliu.
Për të ndihmuar familjet më në nevojë për Ramazan u morën në bashkpunim me qendrën muslimane të Kosovës. Ky aktivitet shumë i rëndësishëm u zhvillua nga 25 mars deri në 5 prill në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Drejtori i shoqatës, Behxhet Ajvazi, në këtë event të rëndësishëm u shprehu mirëseardhje mysafirëve, duke i njohur kështu me aktivitetet dhe me punët e shoqatës. Ai më pas i falënderoi ata për ndihmat e dhuruara ndër vite për shoqatën “Bereqeti”. Gjithashtu ata vizituan disa shoqata dhe organizata të ndryshme, si dhe disa familje shqiptare që kishin nevojë për ndihmën humanitare.
Ata kanë bashkëpuar me organizatën ‘’DOWN SYNDROME KOSOVË’’ nga qyteti i Prishtinës dhe i Prizrenit, të cilët ofrojnë një shërbim të madh për njerëzit me sindromën Down në Kosovë. Në këtë bashkëpunim ata u pritën nga Sebahate Hajdini-Beqiri, drejtoresha e kësaj organizate, e cila pati shumë falënderime për misionin, për rolin e tyre dhe për ndihmat e dhëna për organizatën DOWN SYNDROME. Shoqata ‘’Swiss Barakah Charity’’, përmes shoqatës “Bereqeti” i kanë dhuruar Down Syndrome Kosovës mjete pune për degët Prishtinë dhe Prizren.
Agjenda e këtij misioni humanitar është shumë e rëndësishme dhe konsiston në:
-Shpërndarjen e pakove ushqimore për Ramazan për familje në nevojë në qytete të ndryshme të Kosovës,
-Mbështetjen për jetimët në kombin shqiptar me rastin e festës së Bajramit,
-Kanë bërë rikonstruktimin dhe pajisjen kompjuterike në qendrën për gra dhe fëmijë në qytetin e SHKUPIT,
-Kanë kontribuar në shpërndarjen e pakove ushqimore për disa familje në nevojë,
-Organizimi i një iftari të madh për jetimët#
Ditën e dytë të vizitës, ‘’Swiss Barakah Charity’’ kishte si synim të vizitonte 70 fëmijë jetimë të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës. Me këtë organizata i ndihmoi me veshmbathje në vlera simbolike për çdo fëmijë.
Ishin përzgjedhur fëmijë nga shoqata e autizmit, shoqata ‘’Down Syndrome’’, shkolla Mihail Grameno në Fushë-Kosovë, nga Departamenti i Gruas së BIK-ut dhe nga komunitetet e tjera. Përvec kësaj janë ndihmuar dhe me një sasi të hollash nga organizata, nga zekati.
Më pas kanë vizituar dhe ndihmuar edhe klasën e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollën ‘’Kongresi i Manastirit’’ në Gllamnik, ku ndihmuan me para të gatshme 17 nxënës të kësaj klase. Në Kosovë ky mision e përfundoi detyrën e vet me vizitën në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë dhe dyqanin humanitar në Prizren si edhe panë më me interes nga afër disa degë të shoqatës “Bereqeti”. Është e rëndësishme të thuhet se shoqata “Bereqeti” dhe shoqata ‘’Swiss Barakah Charity’’ kanë një bashkëpunim shumë të mirë.
Cili është historiku i ‘’Swiss Barakah Charity’’?
Swiss Barakah Charity është një organizatë humanitare zvicerane, e themeluar në vitin 2019 në Cyrih, me qëllim që të sjellë bekimin e Zvicrës në gjithë botën dhe ta përdorë atë për të mirën e nevojtarëve të kësaj bote.
‘’Swiss Barakah Charity’’ punon për një botë solidariteti, në të cilën plotësohen nevojat themelore, duke siguruar një shoqëri ku mbretëron miqësia, ndihma reciproke, dhembshuria dhe respekti për të tjerët. Ata ndihmojnë më të pafavorizuarit, të margjinalizuarit pa dallim gjinie, race, feje apo kulture dhe janë të përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë. Synimi i kësaj organizate është gjithashtu të vendosë – nëpërmjet projekteve të tyre të ndryshme – themelet e qëndrueshme të zhvillimit për të luftuar urinë, injorancën, sëmundjet dhe analfabetizmin. Swiss Barakah Charity gjithmonë përpiqet të promovojë vlerat në të cilat beson:
-Përsosmëri, drejtësi sociale, përgjegjësi, dhembshuri dhe sinqeritet.
‘’Swiss Barakah Bamirësia’’ punon në sektorë të ndryshëm: Emergjenca, Uji dhe Zhvillimi, Shëndetësia, Jetimët dhe Arsimi, Fushata e Ramazanit, Fushata Kurban, Fushata Dimërore.
‘’Swiss Barakah Charity’’ është shumë aktive në vendet e Ballkanit (Bosnjë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi).
Në Shqipëri ata kanë ndihmuan duke ngritur projekte të ndryshme në gjuhën shqipe, në bashkëpunim me autoritetin e lartë fetar musliman në sektorë të ndryshëm:
-Edukimi: rinovimi dhe pajisja e sallës kompjuterike për të rinjtë e qendrës komunitare të fshatit Gramsh,
-Shëndeti: renovimi dhe pajisja e repartit pediatrik të spitalit publik Gramsh.
-Shpërndarja e pakove ushqimore për disa familje në nevojë në rajonin e huaj shqiptar,
-Shpërndarja e Zekeve për disa familje në nevojë,
Pajisje kompjuterike të qendrës kulturore në Gramsh.
Në përpjekje për të zhvilluar një shoqëri sa më të mirë në botën shqiptare, ky mision është një gur themeli më shumë për të ndihmuar atë, jo vetëm në integrimin e shoqërisë së kulturuar dhe të begatë, në përsosjen e vlerave fetare sa edhe humane, por gjithashtu edhe në përforcimin e identitetit kulturor, fetar, kombëtar, sa të vlerave humane që duhet të ketë çdo shoqëri në kohë të vështira. Ky mision është një ndihmesë për një rrugë më të drejtë, atë të tolerancës, harmonisë dhe bashkëveprimit shoqëror.
/Shkrim i sponzorizuar/
Z.Bytyqi
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor