Lajme

Rënie e rasteve me Covid në Austri

Për herë të parë që nga janari, disa shtete federale në Austri do të kenë një semafor “portokalli”, që do të thotë se nuk do t’i përkasin “zonës me rrezik të lartë”, sipas Komisionit të koronavirusit të Austrisë, njofton albinfo.ch.

Që nga 13 janari, “semafori korona” ka qenë i kuq në të gjitha pjesët austriake. Burgenland, Vorarlberg dhe Carinthia janë tani të vetmet shtete në zonën e kuqe.

Këtë të mërkurë, më 13 prill, Ministria e Shëndetësisë raportoi 12,471 raste të infeksioneve të reja në vend. Aktualisht janë 2337 persona në spitale për shkak të virusit, 150 më pak se një ditë më parë.

Numrat e rasteve po bien, por po ashtu edhe numrat e testimit. Të mërkurën, qeveria raportoi se janë marrë 177,359 teste PCR, krahasuar me 692,522 të mërkurën e fundit të marsit. Që nga 1 prilli Austria nuk ofron më teste të pakufizuara falas për qytetarët e saj.