Lajme

Mbi 263 milionë njerëz, drejt varfërisë ekstreme

Mbi 263 milionë njerëz mund të bien në nivele ekstreme të varfërisë gjatë vitit 2022 për shkak të pandemisë, thellimit të pabarazisë globale dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, thotë raporti i bërë nga OXFAM, i titulluar ‘Nga kriza në katastrofë’.

Raporti tregon se 860 milionë njerëz rrezikojnë të jetojnë me më pak se 1,90 dollarë në ditë.

Numri i personave që rrezikojnë të vuajnë nga uria mund të arrijë në 827 milionë.

Banka Botërore kishte parashikuar që COVID-19 dhe përkeqësimi i pabarazisë të shtonte 198 milionë të varfër ekstremë gjatë vitit 2022, duke përmbysur progresin prej dy dekadash.

Oxfam vlerëson se vetëm rritja e çmimeve globale të ushqimeve do të shtyjë 65 milionë njerëz më shumë në varfëri ekstreme.

Pa veprime të menjëhershme radikale, ne mund të jemi dëshmitarë të kolapsit më të thellë të njerëzimit në varfëri ekstreme”, tha drejtoresha ekzekutive e Oxfam International, Gabriela Bucher.

Oxfam bën thirrje për veprime urgjente për të menaxhuar krizën ekstreme të pabarazisë që kërcënon të minojë përparimin e bërë./Euronews.al