Lajme

Pluhuri i Saharasë, në rrugën e kthimit edhe mbi Austri

Pluhuri pritet të bartet në fundjavën e Pashkëve.

Ishte më pak se një muaj që kur pluhuri i Saharasë përfshiu Austrinë, ajo po kthehet, njofton albinfo.ch.

Nga e mërkura e tutje qielli do të marrë sërish një nuancë të verdhë-portokalli, pasi pluhuri do të shtrihet mbi Mesdhe dhe në hapësirën ajrore të Austrisë.

Pluhuri pritet të bartet edhe në fundjavën e Pashkëve.

A duhet të shqetësohem për frymëmarrjen e pluhurit të Saharasë?

Në përgjithësi, vetëm ata me alergji dhe astmë duhet të shqetësohen për pluhurin.

Grimcat e imëta mund të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes të njerëzve, por kjo nuk është e rrezikshme. /Albinfo.ch