Lajme
Sulmohet në Vjenë kryetarja e klubit të Partisë së Gjelbër
Kryetarja e klubit të Partisë së Gjelbër në Austri, Sigrid Maurer, u sulmua fizikisht të enjten në mbrëmje në Vjenë nga një 26-vjeçar austriak i dyshuar si kundërshtar i masave të Austrisë për të luftuar pandeminë Covid-19, njofton albinfo.ch.
Burri fillimisht e sulmoi atë verbalisht dhe më pas e goditi në fytyrë me një gotë, sipas zëdhënësit të shtypit të Maurer. Ajo nuk është lënduar dhe sulmuesi i saj është arrestuar, raporton transmetuesi ORF.
Ich verurteile den feigen Angriff auf die Grüne Klubobfrau @sigi_maurer aufs Schärfste. Gewalt darf nie Mittel der politischen Auseinandersetzung sein. Ich bin froh, dass sie unverletzt ist & danke den Beamtinnen & Beamten für das rasche Eingreifen. Jetzt ist die Justiz am Zug.
— Karl Nehammer (@karlnehammer) April 7, 2022
Kancelari Karl Nehammer shkroi në Twitter se ai dënoi “sulmin frikacak” dhe tha: “dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një mjet në debatin politik,” tha ai.
Kreu i Partisë së Gjelbër dhe Zëvendës Kancelari Werner Kogler shprehu gjithashtu zemërimin e tij, së bashku me kryetarin e bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës