Lajme
Punuan ilegalisht, arrestohen shtatë kosovarë nga policia e Zvicrës
Gjatë një kontrolli pune që nuk ishte e deklaruar në Kleinbasel, Zyra e migracionit dhe policia kantonale gjetën shkelje të shumta.
Në çdo shtet evropian, përfshirë edhe Zvicrën, punët ilegale, të padeklaruara, dënohen rreptësisht, shkruan albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, 7 kosovarë janë arrestuar nga policia zvicerane.
E gjitha ndodhi gjatë një kontrolli pune që nuk ishte e deklaruar në Kleinbasel dhe gjatë kontrollimit Zyra e migracionit në Bazel dhe Policia kantonale gjetën shkelje të shumta.
Zyrtarisht janë arrestuar shtatë kosovarë dhe një person me shtetësi serbe që tashmë është dëbuar nga Zvicra dhe nuk do t’i lejohet hyrja më në këtë shtet. Referuar Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Bazelit, këtyre personave tashmë u ishte shqiptuar ndalesa nga disa kantone të tjera dhe ishin shpallur në kërkim. Ende nuk dihet për vendimin përfundimtar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes