Lajme

Rregullat e hyrjes në Austri

Çfarë duhet të dini nëse keni palne për të udhëtuar në Austri

Bëhet e ditur se pas datës 24 mars, të gjithë që hyjnë në Austri duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë (të paktën 2 doza) ose dëshmi e shërimit nga Covid (dokumenti mjekësor duhet të tregojë datën e shërimit) ose një test negativ PCR (të vlefshëm për 72 orë) ose një Test Antigen negativ (të vlefshëm për 24 orë), informon albinfo.ch.

Vaksinimi i plotë

Që nga 24 mars 2022 vaksinat me dy doza janë të vlefshme për 270 ditë për të hyrë në Austri, por 180 ditë për përdorim brenda në Austri, si hotel, restorant, aktivitete etj.

Certifikatë shërimi

Dëshmia e shërimit mund të përdoret për 180 ditë për të hyrë në Austri. Nevojitet një certifikatë mjekësore që përfshin datën e shërimit.

Përjashtimet për fëmijët

Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë të paraqesin dëshmi të vaksinimit/shërimit ose një test.

Hyrja në Austri pa prova “3-G”.

Nëse udhëtoni në Austri pa dëshmi vaksinimi/shërimi ose test negativ, duhet menjëherë të izoloheni. Sapo të keni një test negativ, mund të largoheni nga karantina.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=349978830496247&id=100064523988695