Lajme

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri ndihmon me prodhime ushqimore shqiptare refugjatët ukrainas

Firmat e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri kanë organizuar ndihma humanitare, të cilat janë dërguar në një fshat mes kufirit Ukrainë – Sllovaki.

“Ndihmat humanitare u dorëzuan në fshatin Seçovce në Sllovaki, që është afër kufirit me Ukrainë. Aty janë të strehuar mbi 8 mijë shtetas të ikur nga Ukraina”, ka thënë për albinfo.at Shyqëri Bytyqi, kryetar i Rrjetit për Austrinë e Epërme si dhe njëri nga organizatorët e këtij aksioni.

Në këtë nismë humanitare firmat shqiptare grumbulluan mbi 4 mijë euro. Më këto të holla organizatorët kanë blerë prodhime ushqimore shqiptare, artikuj higjenikë dhe veshmbathje.

“Artikujt u blenë në “Limani Market”, i cili i ofroi artikujt me çmimin furnizues, ndërsa buka u dhurua nga furrat shqiptare në Wels”, shtoi ai.

Ndihmat u dërguan më 26 mars nga anëtarët e Rrjetit.

Bizneset që kontribuan në këtë aksion humanitarë: