Kosova

Danimarkë: Shqiptarja zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror me temën për “Bullizmin”

Nga 100 pikë të mundshme shqiptarja mori 93, duke lënë prapa përfaqësuesen e Anglisë dhe Francës

Ajo është Altina Salihu, shqiptare nga Kosova, e cila zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Danimarkë me temë për “Bullizmin”, njofton albinfo.ch.

Në mesin e 105 shteteve, Altina Salihu, nxënëse e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, e zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Danimarkë me temë për “Bullizmin”.

Nga 100 pikë të mundshme, ajo mori 93, duke lënë prapa përfaqësuesen e Anglisë me 85 pikë dhe atë të Francës me 67. /Albinfo.ch