Lajme

Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë asistencë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarësh, në kohën kur ky shtet evropian ka hyrë në ditën e 29-të të luftimeve me trupat ruse.

Duke folur para liderëve të NATO-s në Bruksel, Biden ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme për popullin ukrainas – në ditën kur janë bërë një muaj nga fillimi i pushtimit rus.

“Gjatë javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për ndihmën ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e një miliard dollarëve – ku në mesin e armëve janë ato kundërajrore, kundër mjeteve të blinduara – dronëve dhe miliarda fishekë të kalibrit të ndryshëm.

“Mirëpres veprimet e shumë shteteve të tjera aleate, që janë dakorduar për përkrahje ushtarake për Ukrainën, kështu së bashku jemi të përkushtuar të identifikojmë se për çfarë pajisje kanë nevojë më shumë”, shtoi Biden.

Presidenti amerikan gjithashtu ka diskutuar me liderët politikë për planet e “riformatimit të mbrojtjes së NATO-s, në veçanti në lindje”.