Lajme
Përçarje në BE mbi ndërhyrjet në tregun e energjisë
Çështja e rritjes së çmimeve të energjisë dhe nëse blloku 27-anëtarësh duhet të ndërhyjë për të mbrojtur ekonomitë evropiane do të zënë pjesën dërrmuese të takimit të liderëve të BE-së, që mbahet këtë javë në Bruksel.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka zhvilluar një turne kryeqytetesh, duke shpalosur propozimet e tij për vendosjen e kufijve të çmimeve dhe shkëputjen e çmimeve në rritje të gazit nga ato të elektricitetit.
Ai arriti të bindte homologët në shtetet jugore të Evropës, si Italia, Greqia, Portugalia, por edhe Belgjikën dhe disa vende lindore.
“Çmimet e tregut në këto momente nuk reflektojnë realitetin. Rrjedhimisht, na duhet të marrim masa në nivel evropian, si nga këndvështrimi i furnizimit, ashtu edhe nga ai i formimit të çmimit për të mbrojtur qytetarët tanë dhe industrinë tonë”, tha Sanchez.
Por, vende si Gjermania dhe Holanda nuk e mbështesin ndërhyrjen në tregun e energjisë. Ndërkohë, Komisioni Evropian do të përpiqet të sigurojë që rezervat me gaz të jenë të mbushura në të paktën 90% për dimrin e ardhshëm, për t’u përballur me një ndërprerje të mundshme të furnizimit. Megjithatë, dikush është i hapur për ide.
“Na duhet të gjejmë zgjidhjet më të mira për këtë problem. Synimi ynë është të punojmë mbi opsionet më të mira në dispozicion të krerëve të shteteve, sepse çdo opsion ka mbështetjen dhe kundërshtimet e tij. Ndaj duhet të finalizojmë propozimet tona në mënyrë që bisedimet e liderëve të jenë të strukturuara”, u shpreh Maros Sefcovic, zëvendëspresident i KE-së.
Për Brukselin, qëllimi është të reduktojë importet me gazin rus me 2/3 deri në 2023-shin dhe të çlirohet prej tij në 2027-n.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor