Lajme

Austria ka nivelin më të lartë të infeksionit në Evropë

Më shumë se 300,000 njerëz u infektuan me Covid-19 javën e kaluar në Austri – duke i dhënë shtetit alpin një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe Instituti Robert Koch (RKI), vetëm Islanda dhe Lihtenshtajni kishin një incidencë më të lartë të infeksioneve për 100,000 banorë në krahasim me 46 vende evropiane. Sidoqoftë, disa vende evropiane kanë shkallë të ulët të testimit në krahasim me Austrinë, vuri në dukje transmetuesi ORF, përcjell albinfo.ch.

Portali i statistikave “Bota jonë në të dhëna” tregon se Austria ka kaluar Francën për sa u përket shtrimeve në spital Covid-19. Austria kishte 318 pacientë për milion banorë në spital për Covid-19 më 14 mars. Vetëm Letonia me 566 pacientë të shtruar në spital për milion banorë, Sllovakia (477), Estonia (473) dhe Bullgaria (460) janë përpara Austrisë për nga numri i spitaleve.