Lajme

Donacionet nga kriptovalutat për Ukrainën arrijnë në 17 milionë dollarë

Donacionet e kriptovalutave për Ukrainën që nga sulmi rus raportohet të kenë arritur vlerën e rreth 17 milionë dollarëve.

Sipas të dhënave të “blockchain” me bazë në Londër, Elliptic, kriptovaluta në vlerën e 10,2 milionë dollarëve janë transferuar me 12 799 transaksione në llogaritë e shpërndara nga qeveria ukrainase në Twitter.

Në deklaratën e kompanisë bëhet e ditur se në total donacionet e kriptomonedhave për qeverinë e Ukrainës dhe organizatat joqeveritare që mbështesin ushtrinë arritën vlerën e 16,7 milionë dollarëve.

Përveç donacioneve në fjalë, në llogarinë Ethereum të qeverisë ukrainase gjithashu u dërguan NFT (tokena të pakëmbyeshëm) me vlerën e rreth 2 milionë dollarëve.
Më 26 shkurt qeveria ukrainase kishte publikuar dy llogari të kriptovalutave për donacione përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter.