Lajme

Dita e Pavarësisë së Kosovës është festuar edhe në shkollat shqipe në Zvicër

Shkolla si vatër e mësimit ka detyrë parësorë edukimin e nxënësve me ndjenjën kombëtare.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të dhimbshëm dhe sakrificë e gjithmbarshme!

Ditëlindja e Kosovës është arritja më e madhe e kombit shqiptar që nga Pavarësia e Shqipërisë.

“Kemi obligim moral ndaj fëmijëve tanë, që ata t’i njoftojmë me kulturën dhe heroizmin e popullit tonë”, tha mësuesja Albana Bejta-Gjocaj, e cila organizoi aktivitete të ndryshme me fëmijë për shënimin e kësaj dite, në shkollën shqipe të Kreuzlingen-it, në kantonin e Thurgau-t.