Tematike
Gjatë vitit 2021 në Zvicër, 35 % më shumë azilkërkues se një vit më parë
Rritja në krahasim me vitin e kaluar ka ardhur kryesisht në saje të kufizimeve më të buta të udhëtimit për shkak të pandemisë së koronës
Në vitin 2021, në Zvicër janë bërë 14,928 kërkesa për azil, 35,2 për qind më shumë se një vit më parë.
Kështu, numri i kërkesave për azil ka arritur në nivelin e vitit 2019, tëfundit para pandemisë së koronës, shkruan Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në statistikat e tij të azilit për vitin 2021.
Për vitin 2022, SEM pret 16,500 (± 1,500) aplikime të reja për azil.
Rritja e kërkesave për azil në krahasim me vitin e kaluar ka ardhur kryesisht në saje të kufizimeve më të buta të udhëtimit për shkak të pandemisë së koronës.
Vendi më i rëndësishëm i origjinës për azilkërkuesit në vitin 2021 ishte Afganistani me 2789 aplikime të reja. Vende të tjera të rëndësishme të origjinës në këtë drejtim ishin Turqia, Eritrea, Siria dhe Algjeria.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor