Literaturë
SHKSHZ shpall konkurs për çmimin “Martin Camaj” për poezi
Rezultatet do të bëhen publike më 20.03.2022, në Orën e Madhe Letrare që këtë vit mbahet edhe në nderim të Ditës Botërore të Poezisë
Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (ShKShZ ), me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të krijimtarisë letrare, si dhe zbatimit të skemës së saj programore, shpall konkurs letrar për çmimet „Martin Camaj“ për poezi.
Çmimi i parë 300 CHF
Çmimi i dytë 200 CHF
Çmimi i tretë 100 CHF
Kriteret:
- Konkursi është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë kudo ku jetojnë ata.
- Tema është e lirë, poezitë duhet të jenë në gjuhën shqipe, të pabotuara dhe të papublikuara më parë, përfshirë edhe rrjetet sociale dhe të jenë jo më të gjata se tridhjetë vargje.
- Poezitë duhet të dërgohen me emrin dhe mbiemrin e plotë të autorit. Një autor ka të drejtë të konkurrojë vetëm me një poezi.
- Poezitë duhët të dërgohen më së largu deri më 12.03.2022, në E-mail: [email protected]
- Vërejtje! Punimet që nuk u përmbahen këtyre kritereve nuk do të merren parasysh.
ShKShZ do të kujdeset për një proces vlerësimi të besueshëm dhe profesional, duke caktuar një juri e cila nuk ka qasje në autorësinë e punimeve dhe vendimin për poezitë fituese do t’i kërkohet t’a paraqesë edhe me shkrim.
Rezultatet do të bëhen publike më 20.03.2022, në Orën e Madhe Letrare që këtë vit mbahet edhe në nderim të Ditës Botërore të Poezisë.
Në kuadër të Orës letrare gjithashtu ndahet edhe “Pena e Artë e Martin Camajt” për poezinë më të mirë të mbrëmjes.
Në fund, do mbahet edhe Kuvendi i rregullt zgjedhor i ShKShZ, ku pos raportit të punës dhe atij financiar do zgjedhet edhe kryesia e re.
Me nderime Kryesia e ShKShZ
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Mars 2022
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit15 Shkurt 2022 - 19:00
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor