Integrimi
Gjyshërit nuk lejohen të sjellin nipin nga Kosova në Zvicër në kuadër të “bashkimit familjar”
Pasi Zyra për Migracion dhe Ekzekutivi kanë refuzuar të njohin birësimin, gjyshërit i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Zugut, e cila ka marrë vendim refuzues
Një çift kosovar donte që nipi i tyre të ketë mundësinë të rritet në Zvicër. Por autoritetet zvicerane kanë parandaluar birësimin (adoptimin) e synuar nga çifti. Nga pikëpamja e Gjykatës Administrative të Zugut një birësim i tillë është abuziv.
Burri ka 23 vite që jeton në Zvicër, gruaja 13 vjet. Tre vite më parë ata kishin idenë që të sillnin nipin e tyre në Zug nga Kosova si pjesë e bashkimit familjar, transmeton albinfo.ch. Mënyra për ta bërë këtë ishte përmes birësimit.
Djali nuk ka qenë kurrë në Zvicër para birësimit
Autoritetet kosovare kishin miratuar aktin e adoptimit në vitin 2018 ndonëse kjo duket disi e habitshme, shkruan zentralplus.ch. Sepse djali, atëherë 15-vjeç jetonte me prindërit dhe vëllain e tij në atë kohë, në rrethana të qëndrueshme familjare. Ai nuk kishte qenë kurrë më parë në Zvicër.
Megjithatë, gjyshërit kishin siguruar autoritetet zvicerane se marrëdhënia e tyre me nipin ishte shumë e ngushtë dhe se ai kishte probleme me prindërit. Me sa duket për “faktin” se ata e donin këtë djalë më pak se vëllain e tij. Pasi Zyra për Migracionin dhe Ekzekutivi i Kantonit kanë refuzuar të njohin këtë birësim, gjyshërit i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Zugut.
Ndërmjet Zvicrës dhe Republikës së Kosovës nuk ka ndonjë traktat që do të përcaktonte se një shtet duhet të njohë vendimin e tjetrit, përcjell albinfo.ch. Konventa për mbrojtjen e fëmijëve në rast birësimi ndërshtetëror gjithashtu nuk është e vlefshme në këtë rast – sepse Kosova nuk e ka nënshkruar atë (pasi nuk është anëtare e OKB-së).
Për këto arsye, autoritetet zvicerane zbatojnë rregullat vendore. Dhe në këto rregull thuhet ndër të tjera: Diferenca në moshë mes fëmijës dhe atij që dëshiron të birësojë nuk duhet të jetë më shumë se 45 vjet. Në rastin konkret bëhet fjalë për tri vite diferencë më shumë se kaq (48).
“Marrëdhëniet e këqia të djalit me prindërit”, nuk mjaftojnë për birësimin e tij
Arsyeja e dallimit në moshë ka të bëjë me faktin se prindërit birësues duhet të jenë në gjendje ta shoqërojnë fëmijën derisa të rritet dhe më tej. Sigurisht që ka përjashtime në këtë pikë por vetëm në rastet kur gjyshërit marrin një nip pa baba pas vdekjes së nënës së tij. E rasti “kosovar” jo vetëm që nuk është i tillë por autoritetet dyshojnë madje se birësimi është vetëm një justifikim për t`i mundësuar djalit të jetojë në Zvicër dhe të bëjë këtu shkollimin profesional.
Sido që të jetë, Gjykata Administrative nuk sheh arsye për birësim. “Mund të jetë e vërtetë që prindërit e duan vëllanë e tij më shumë se këtë”, thuhet në vendim, transmeton albinfo.ch. Por: “Marrëdhënie të tilla, si dhe xhelozia mes vëllezërve dhe motrave, janë rregullisht pjesë e jetës familjare”.
Gjykata nuk sheh shenja të një marrëdhënieje të keqe mes djalit dhe prindërve të tij biologjikë. “Vetëm fakti që ata janë të gatshëm të ndërpresin kontaktin me fëmijën e tyre, dhe ky është kushti që kërkohet për themelimin e komunitetit të ri familjar, nuk mjafton. E vërteta që prindërit duan që ai të ketë një të ardhme më të mirë ekonomike dhe mundësi arsimore, ilustron pikërisht faktin se për prindërit, mirëqenia e djalit të tyre është shumë e rëndësishme”, vijon gjykimi.
Kjo nga ana tjetër flet kundër njohjes së birësimit dhe lejimit të bashkimit familjar, përcjell albinfo.ch. Prandaj, Gjykata Administrative e refuzon kërkesën. Gjyshërit duhet të paguajnë taksat e tyre ligjore dhe 2000 franga në emër të taksës gjyqësore. Vendimi është përfundimtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor