Lajme
Shteti paguan testet PCR për personat e kontaktit të njerëzve të infektuar
Qeveria Federale do të vazhdojë të paguajë shpenzimet e testeve PCR për njerëzit që kanë pasur kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar me korona, edhe pasi të jetë hequr karantina e kontaktit
Ata që kanë pasur kontakt me persona të infektuar nuk duhet të jenë më në karantinë. Kjo është vendosur nga Këshilli Federal të mërkurën e kaluar. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka shkruar tutje se kostoja e testeve PCR për personat e kontaktit me lidhje të ngushta me të infektuarit nuk mbulohej më.
Por, Këshilli Federal ka bërë një saktësim, të premten. Testet për personat që kanë kontakt të ngushtë me ata që kanë rezultuar pozitivë për virusin korona do të vazhdojnë të paguhen nga Qeveria Federale. Testi vazhdon të jetë ende i rëndësishëm për disa njerëz, shton qeveria duke arsyetuar vazhdimin.
Si shembull, ajo përmend njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë. Ata kanë nevojë për një diagnozë të hershme. Pastaj shtëpitë pleqve dhe spitalet varen gjithashtu nga personat kontaktues të personave me infeksion të konfirmuar që vazhdojnë të punojnë, por janë në gjendje të testohen individualisht.
Njerëzit që jetojnë në të njëjtën familje me njerëz të infektuar ose që “kanë pasur kontakt të rregullt dhe të ngushtë në një mënyrë të ngjashme” mund të testohen në llogari të Qeverisë Federale, thotë Urdhëresa 3 e përshtatur tashmë për Covid 19.
Rregullorja do të hyjë në fuqi në mënyrë retrospektive të enjten. Ajo siguron mbulimin e kostos së testeve pas kontaktit të ngushtë me personat e infektuar.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor