Lajme

Fillon hetimi mbi shkeljet e dyshuara nga shërbimi sekret zviceran

Ministria zvicerane e mbrojtjes ka urdhëruar një hetim mbi praktikat e dyshuara të paligjshme të mbledhjes së informacionit nga shërbimi i inteligjencës së vendit.

Njësia e saj kibernetike supozohet se ka mbledhur informacion mbi sulmet e hakerëve midis 2015 dhe 2020 pa kërkuar lejen e nevojshme zyrtare. Hetimi do të përcaktojë nëse punonjësit e shërbimit sekret kanë qenë në dijeni të shkeljeve apo nëse kanë vepruar nga pakujdesia.

Në më shumë se 100 raste, sulmet kibernetike u nisën kundër Zvicrës ose interesave zvicerane nga hakerë të huaj, ose nga Zvicra kundër objektivave jashtë vendit, sipas një deklarate nga ministria e mbrojtjes të mërkurën, përcjell albinfo.ch