Kosova
Kosovë: Edhe bankat rrisin çmimet
Kosovarët nga muaji shkurt do të ballafaqohen edhe me ngritjen e çmimeve për mirëmbajtjen e llogarive në bankat e Kosovës.
Disa banka në Kosovë tashmë kanë paralajmëruar se tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga 0.75 cent do të rritet në 1.5 euro, transmeton albinfo.ch.
Përveç për mirëmbajtje të llogarisë, qytetarët në të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë duhet të paguajnë para edhe për tërheqje të pagës, transfere dhe shërbime të tjera.
Mirëmbajtja e llogarisë individuale – si shërbimi më i thjeshtë – fillon nga një deri në pesë euro, varësisht nga banka dhe pakoja e shërbimeve.
Për të tërhequr para apo për të bërë transfere në sportele brenda bankës, qytetarët duhet të paguajë tarifë nga 1.5 deri në 2.5 euro.
Tarifat për shërbime edhe tani janë shumë të larta, thotë Muharrem Krasniqi, agro-ekonomist.
Krasniqi, i cili punon në një kompani private, thotë për Rel se bankat po i ulin kamatat e kredisë, ndërsa, në anën tjetër, po i rrisin çmimet për shërbime.
“Rritja e tarifave është një ndër format që ato [bankat] i mendojnë për të arritur deri te fitimi, për shkak se tregu po ua imponon uljen e tarifave të kredive dhe tani kompensimin po e bëjnë me forma të ndryshme”.
“Çmimet edhe ashtu janë të shtrenjta, sepse ne po e paguajmë mirëmbajtjen e llogarisë… dhe nëse duhet të paguajmë edhe për shërbime të tjera, mendoj se janë shumë të larta”, thotë Krasniqi.
Rritja e këtyre tarifave vjen në kohën kur Kosova ka përmbyllur vitin me rritjen më të lartë të çmimeve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës