Lajme
Pas seksit me 15-vjeçaren, tre të rinj kërcënohen me dëbim nga Zvicra
Për dy shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës, të gjithë të lindur në St.Gallen, por pa pasaportë zvicerane kërkohet dëbimi nga vendi, për 5 dhe 7 vite
Shtatë meshkuj akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare. Marrëdhënia ka qenë pjesërisht konsensuale, pjesërisht pa dashje. Tre nga të akuzuarit janë paraqitur para gjyqit, të hënën.
Akuza e cila po trajtohej në seancën në Gjykatën e Qarkut St.Gallen ishte ajo për akte seksuale me një fëmijë, transmeton albinfo.ch. Dy nga të dyshuarit kanë pasur edhe akuza shtesë.
Të tre kanë lindur në St.Gallen, por nuk kanë pasaportë zvicerane. Prandaj, prokurori publik ka kërkuar për ta jo vetëm dënime me kusht ose të pjesshme me burgim dhe gjoba por edhe dëbim nga vendi nga pesë deri në shtatë vjet.
Të akuzuarit mohojnë shumicën e akuzave
Të pyetur ga kryetari i trupit gjykues, tre të pandehurit mohuan shumicën e delikteve për të cilat ishin akuzuar. I pari – një 21-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut – ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, të cilën, sipas prokurorit, e ka takuar në verën e vitit 2019. Ai e donte atë, theksoi ai. Por ai nuk e dinte moshën e saj reale. Ajo i kishte thënë se ishte 16 vjeçe.
Përveç akteve seksuale me një fëmijë, ai është akuzuar edhe për përdhunimin e viktimës në hotele dhe për dhënien e substancave të dëmshme për shëndetin e saj si alkool dhe drogë, shkruan tagblatt.ch.
Akuza të tjera ndaj tij janë ato në lidhje me pornografinë, mashtrimin komercial dhe shkeljet e Ligjit për Trafikun Rrugor dhe Ligjit për Armët. Prokurorja publike kërkoi që ai të dënohet pjesërisht me kusht me 36 muaj, gjobë me kusht dhe dëbim prej shtatë vitesh nga vendi.
I akuzuari ka përfituar nga situata e paqëndrueshme mendore e vajzës, thotë prolkurori, përcjell albinfo.ch. Një bisedë e tyre në internet (chat) vërteton se e mitura i kishte treguar atij moshën e saj reale.
Përfaqësuesja ligjore e viktimës ka theksuar në fjalën e saj se i akuzuari qëllimisht e kishte joshur vajzën në një dhomë të përbashkët të marrë me qira bashkërisht nga disa meshkuj, në mënyrë që disa prej tyre të kishin marrëdhënie seksuale me të. Ajo ka kërkuar dëmshpërblim në të holla për klienten e saj dhe pagesën e terapive të saj
Kërkesat për lirim nga akuzat kryesore
Ndërsa avokatja mbrojtëse e të akuzuarit të parë ka kërkuar disa lehtësime për klientin e saj. I akuzuari sipas saj duhet të dënohet vetëm me një gjobë me kusht prej 35 njësish ditore prej 10 frangash për drejtimin e mjetit motorik pa autorizim dhe për shkelje të ligjit për armët. Ajo ka kërkuar edhe të hiqet dorë nga dëbimi i tij nga Zvicra. Midis klientit të saj dhe 15-vjeçares fillimisht ka pasur një miqësi intime, është shprehur ajo.
Para se të ndodhnin më vonë marrëdhëniet seksuale, vajza kishte siguruar bindshëm se ajo tashmë ishte 16 vjeçe, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, paditësja private ka deklaruar se kishte rënë dakord për seks në “treshe” dhe në grup. Avokatja mbrojtëse thotë se shkak për akuzat inkriminuese të vajzës është dashuria e lënduar apozhgënjimi.
Kosovari mohon kontaktin seksual me 15 vjeçaren
I akuzuari i dytë – një kosovar 22-vjeçar – mohoi të ketë qenë në dhomën e marrë me qira në kohën në fjalë. Mes tij dhe vajzës nuk ka pasur asnjëherë kontakt seksual. Ai u akuzua gjithashtu për materiale të shumta me pornografi dhe imazhe të dhunës si dhe për shkelje të ligjit të trafikut rrugor.
Prokuroria ka kërkuar për të dënim me burg me kusht 15 muaj, gjobë dhe 5 vjet dëbim nga vendi.
Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet fajtor vetëm për një shkelje të thjeshtë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për mosdorëzimin e shenjave të komunikacionit pavarësisht se i është kërkuar një gjë e tillë. Për këtë ai do të dënohej me një gjobë të kushtëzuar prej 10 njësish ditore prej 30 frangash dhe një gjobë prej 100 frangash. Po ashtu, ai ka kërkuar që klienti i tij të mos dëbohet nga Zvicra.
Ajo që ndodhi ishte e neveritshme
Për të dyshuarin e tretë, prokurorja publike ka kërkuar dënim me burg me kusht prej nëntë muajsh dhe pesë vjet dëbim nga vendi për akte seksuale me fëmijë. 21-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka mohuar çdo faj. Ai tha se ishte në dhomën e marrë me qira kur vajza në dhomën tjetër po bënte seks me burra të tjerë, përcjell albinfo.ch. Por kjo më tepër e kishte irrituar prandaj ai qe larguar shpejt nga aty. Ai ishte i vetmi nga të tre që nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe nuk është përballur me akuza të mëtejshme.
Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar lirimin nga fajësia dhe ndëshkimi. Përveç paditëses private, askush nuk e ka inkriminuar klientin e tij. Ajo gjithashtu nuk ia ka përmendur emrin në intervistën e parë. Në atë kohë, ajo kishte thënë se ishte një person që nuk kishte marrë pjesë.
Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut të St.Gallen pritet në ditët në vijim, transmeton albinfo.ch. Ndaj katër personave të tjerë të cilët janë inkriminuar nga paditësja private është hapur procedim i veçantë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor