Kosova

Sa para do të kursejë Kosova nga ndalimi i prodhimit të kriptovalutave?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas aksioneve ku janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, ka deklaruar se janë kursyer mbi 50 mijë euro.

“Mbi 50,000 euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion. Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Rizvanolli, transmeton Albinfo.ch.

Këto aksione po vazhdojnë edhe sot ku në orët e mbrëmjes në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar edhe 39 aparate.