Lajme
BE me një ndalesë të re që pengon punën e artistëve të tatuazheve
Artistët e tatuazheve kanë thënë se një ndalesë e re e Bashkimit Evropian për mijëra kimikate që përdoren në ngjyra, mund të dëmtojë industrinë e tyre.
Kufizimet që u miratuan të martën, zbatohen për substanca që mund të shkaktojnë kancer apo probleme tjera shëndetësore dhe kryesisht lidhen me ngjyrat.
Bashkimi Evropian ka përditësuar rregulloren për kimikate, e cila është miratuar fillimisht më 2020.
Ndalesa përfshin 4,000 kimikate, disa prej të cilave përdoren për tatuazhe, por zëvendësimet e tyre janë nëpër tregje.
Sipas BE-së, rregullat e reja do të zvogëlojnë numrin e reagimeve negative.
Megjithatë, ata që merren me tatuazhe janë ankuar se zëvendësimet nuk gjenden edhe aq lehtë, dhe kjo mund të ndikojë te kërkesat e konsumatorëve.
Pas dy vjetëve të pandemisë, shumë biznese janë ankuar se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshime.
“Coronavirusi, disa muaj të mbylljes, na kanë goditur keq. Tani kjo i vë kapakun”, ka thënë artisti i tatuazheve në Hamburg, Sebastian Makowski.
Bashkimi Evropian vlerëson se mbi 12 për qind e evropianëve kanë tatuazhe dhe kjo shifër mund të dyfishohet në mesin e të rinjve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës