Lajme

Bien çmimet e naftës përpara takimit të vendeve të OPEC-ut

Çmimet e naftës kanë rënë gjatë të martës, ndërkohë që investitorët presin që prodhuesit kryesorë në botë të mbajnë premtimet e rritjes së prodhimit gjatë takimit të vendeve të Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Nafta Brent ra me 25 centë në 78.74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) ra me 19 centë, në 75.89 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se faktori kryesor që po ndikon te çmimet botërore të naftës për momentin është manaxhimi i ofertës nga vendet e OPEC+.