Lajme

Zvicër: Qeveria mban nesër mbledhje krize

Nëse situata përkeqësohet, mund të reagohet shpejt. Një paketë e radhës e masave është gati dhe ajo parasheh edhe mbyllje

Mbledhje e krizës në Këshillin Federal? Siç shkruan zëdhënësi i Këshillit Federal, André Simonazzi në Twitter, Këshilli Federal do të mblidhet nesër të premten në orën 13:00.

“Mbledhja mbahet për të shkëmbyer informacione mbi situatën aktuale dhedo të zhvillohet si konferencë telefonike. Më pas është planifikuar komunikata me shkrim”, transmeton albinfo.ch.

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka njoftuar të mërkurën se qeveria e shtetit për momentin do të përmbahet nga shtrëngimi i mëtejshëm i masave kundër koronavirusit. Nëse situata përkeqësohet ose nëse ka të dhëna më të sakta për rreziqet e Omikronit, mund të reagohet shpejt. Një paketë e radhës e masave është gati dhe ajo parasheh edhe mbyllje.

Redaktori i SRF në Bundeshaus, Larissa Rhyn kohët e fundit ka analizuar qëndrimin hezitues të Këshillit Federal si më poshtë: “Një arsye tjetër për pritjen e Këshillit Federal është se ende nuk është përfundimisht e qartë nëse më pak pacientë do të gjejnë vend në njësitë e kujdesit intensiv me variantin Omikron”.