Koronavirusi: çast pas çasti
A do të përfundojë pandemia më 2022, ja parashikimi nga OBSH
“Unë vazhdoj të jem optimist se ky do të jetë viti (2022) që jo vetëm mund t’i japim fund pandemisë, por edhe të krijojmë rrugë për një sistem më të fortë shëndetësor”
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është i shqetësuar se variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit, së bashku mund të prodhojë raste “cunami”, por ai shtoi se ka ende shpresë se pandemia do të përfundojë më 2022.
Dy vjet pas shfaqjes së koronavirusit, zyrtarët kryesorë të OBSH-së kanë thënë se ende është herët të merren si të mirëqena studimet e para që sugjerojnë se varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehtë.
Varianti Omicron u identifikua në nëntor në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është shndërruar në variant dominues në Shtetet e Bashkuara dhe në disa shtete të Evropës.
Pasi 92 nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së nuk arritën që të vaksinonin deri në fund të këtij viti 40 për qind të popullatës së tyre, kreu i OBSH-së u bëri thirrje të gjithëve që si synim të kenë vaksinimin e 70 për qind të popullatës deri në fillim të korrikut të vitit 2022, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë u rrit për 11 për qind javën e kaluar, me pothuajse 4.99 milionë infektime të reja të raportuara në periudhën 20-26 dhjetor. Rastet e reja në Evropë u rritën për 3 për qind, ndërkaq në Amerikë për 39 për qind. Po ashtu, në Afrikë kishte një rritje të rasteve të reja prej 7 për qind.
Franca, ndërkaq, më 29 dhjetor shënoi rekord rastesh prej 208 mijë infektimesh. Kjo është shifra më e lartë që ndonjë shtet evropian ka regjistruar.
“Jam shumë i shqetësuar pasi Omicroni është më i transmetueshëm dhe po qarkullon në të njëjtën kohë me variantin Delta dhe po çon drejt cunamit të rasteve”, tha Tedros gjatë një konference online për media. Ai tha se rritja e rasteve po krijon “presion të madh ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe sistemeve shëndetësore që janë buzë kolapsit”.
Tedros ripërsëriti qëndrimin e tij se “dhënia fund e pabarazisë në shëndetësi” është kyçe në përfundimin e pandemisë. Ai tha se mosarritja e vaksinimit të 40 për qind të popullsisë nga shtetet anëtare të OBSH-së “është jo vetëm turp, por kushton me jetë dhe i ofron mundësi virusit që të qarkullojë i lirë dhe të pësojë mutacione”.
Shumë shtete nuk kanë arritur që të vaksinojnë numër të madh të qytetarëve për shkak të mungesës së vaksinave, tha Tedros. Megjithatë, ai tha se “unë vazhdoj të jem optimist se ky do të jetë viti (2022) që jo vetëm mund t’i japim fund pandemisë, por edhe të krijojmë rrugë për një sistem më të fortë shëndetësor”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor