Lajme

OBSH: Omicroni mund të kolapsojë sistemin shëndetësor në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që pacientët e infektuar me Omicron mund të mbingarkojnë spitalet dhe të kolapsojnë sistemin shëndetësor.

Parashihet që përhapja e variantit të ri të koronavirusit do të mund të shkaktonte një lloj kolapsi shëndetësor, pavarësisht që studimet e kryera nga ekspertët sugjerojnë që pasqyrat klinike të infektuarve me Omicron janë të lehta.

Nga OBSH kanë konfirmuar se infeksionet me Omicron janë përcjellë me simptoma të lehta, por paralajmërohet se akoma do të jetë numri i madh i të hospitalizuarve, në veçanti te pacientët e pavaksinuar, që do të mund të nxiste një lloj kaosi në sistemin shëndetësor në mbarë botën, por edhe në dikastere të tjera.