Shqipëria

Shqipëria shënon shifra të larta të vdekjeve dhe infektimeve nga Covid-19

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Autoritetet shëndetësore të Shqipërisë njoftojnë se nga 4384 testime të kryera 475 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Në të gjithë vendin janë 5262 pacientë aktivë me koronavirus derisa bëhet e ditur se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.