Lajme

Një rekord i ri i pandemisë në Zvicër: 13,375 raste për 24 orë

BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes. Aktualisht janë 334 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv, 7 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 13,375 raste të reja pasditen e sotme që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 9653 që është 11 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht në çdo 46 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore është aktualisht 1450.95.

BAG po ashtu raporton 124 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 90 në ditë. 1721 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 1 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 334 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 7 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) janë aktualisht të shfrytëzuar në shkallën 79 për qind. 39 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.

BAG raporton 17 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 21 të vdekur.