Maqedonia

409 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.751 testime për koronavirus, ndërsa 409 raste kanë rezultuar pozitivë.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 218, Prilep – 37, Manastir – 32, Kavadar – 19, Veles – 18, Makedonski Brod – 9, Kërçova dhe Gjevgjeli – nga 8, Kumanova dhe Bogdanci – nga 7, Koçani, Struga dhe Resnja – 6, Ohri – 5, Tetova dhe Shtip – 4, Strumicë dhe Kriva Pallanka – 3, Gostivar, Dellçevë dhe Valandova – nga 2, Negotinë, Radovish dhe Vinicë – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë, të cilët kanë qenë pozitivë për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” është paraqitur edhe një pacient i vdekur, i cili ka ndërruar jetë më 20.12.2021.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 289 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 223.739, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, ndërsa 7.917 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (më 28 dhjetor) është 4.801.