Lajme
Holanda, përballë krizës të çmimeve të energjisë
Mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës, së bashku me kufizimet e ofertës dhe rritjet e kërkesës, Evropa po përjeton një krizë të çmimeve të energjisë.
Në Holandë, industritë me energji intensive po vuajnë pasojat.
Në një fabrikë alumini nuk është prodhuar asnjë metal i ri që nga fillimi i tetorit, duke vënë në rrezik vendet e punës.
“Situata është disi dëshpëruese për momentin, sepse 120 nga kolegët do të pushohen nga puna. Dhe, në fakt, ne kemi ende shpresë që mund të vazhdojmë këtu në uzinë”, tha një punëtor i fabrikës.
Kostot e energjisë elektrike zakonisht përbëjnë deri në 40% të kostos së prodhimit të aluminit. Analistët thonë se çmimet e gazit janë shtytësi kryesor pas rritjes së kostove të energjisë në Evropë, ndërsa kostoja e lejeve në tregun e karbonit të Evropës ka kontribuar deri në një të pestën e rritjes.
“Çmimet fillimisht ishin shumë të larta në tetor, për shkak të rimëkëmbjes së ekonomisë, heqjes së bllokimeve dhe rritjes së kërkesës për gaz. Por, tani shohim se kjo është kryesisht për shkak të tensioneve gjeopolitike me Rusinë, sepse shumica e gazit që marrim në Evropë vjen nga Rusia”, tha Machiel Mulder, profesor i Tregjeve të Energjisë.
Industria holandeze është nga më të prekurat, pasi ndryshe nga Gjermania dhe Franca, ato nuk kanë asnjë program për të kompensuar kostot e industrive me energji intensive për shkak të çmimeve më të larta evropiane për CO2./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës