Kosova

Nëntë raste me Omicron të konfirmuara në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë detektuar nëntë raste të variantit Omicron në Kosovë.

Siç ka njoftuar IKSHP, janë testuar 22 mostra pozitive të periudhës kohore 15-25 dhjetor.

IKSHPK po ashtu njofton se nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se 2 janë të importuara nga SHBA-ja, 2 nga Lodra e Britania e Madhe, 1 nga Franca dhe 4 në komunën e Mitrovicës,

Sipas IKSHPK-së, këta të fundit mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë jashtë.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.

Nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529). Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

· 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,
· 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,
· 1 rast është i importuar nga Franca; dhe
· 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së.

Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus.