Lajme
BQK: Këtë vit pati rritje ekonomike prej 9.9 për qind
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, theksoi sot se viti 2021 konsiderohet vit i suksesshëm për Kosovën, falë diasporës, politikave të qeverisë dhe rolit të BQK-së, duke bërë të ditur se këtë vit ekonomia u rrit me 9.9 për qind.
Siç njofton EO, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës tha se përkundër pandemisë, vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar.
Rritje, sipas Mehmetit, shënuan dhe remitencat, që shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit.
“Me gjithë vështirësitë, për vitin 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arritur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur ta sigurojmë një sistem financiar, por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.
“Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.
Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës