Shqipëria

Shqipëri: Dy të vdekur dhe 343 raste të reja me Covid-19

Janë kryer 3,696 testime sot në Shqipëri, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 343 qytetarë, në këto bashki:

165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë, 5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë, 4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.

Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana, 66 dhe 76 vjeç.

Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë./TCH