Lajme

Shënohet vdekja e parë nga ‘Omicron’ në SHBA

Varianti Omicron është bërë dominues në Shtetet e Bashkuara, ku përbën 73 për qind të rasteve. Sakaq në kontenë Harris të Teksasit u shënua ajo që besohet të jetë vdekja e parë e shkaktuar nga Omicron në SHBA.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet t’i drejtohet vendit me një fjalim, por Shtëpia e Bardhë tha se nuk po planifikohet izolimi i vendit. Amerikanët janë këshilluar të shmangin udhëtimet në më shumë se 80 vende me rrezik të lartë infektimi, përfshirë pjesën më të madhe të Europës, raporton Cnn, transmeton Albinfo.ch.

Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Omicron.

Mes shteteve më të prekura janë Uashington, Oregon, Idaho, Florida, dhe Georgia, ku Omicron përbën mbi 90 për qind të rasteve të reja. Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill De Blasio, po konsideron nëse duhet të anulojë festën tradicionale për ndërrimin e viteve në Times Square.