Lajme

Nga 20 dhjetori shtrëngohen rregullat e hyrjes në Austri

Prej datës 20 dhjetor, personat që udhëtojnë drejtë Austrisë përveç rregullores së vaksinimit 2G-së (i/e vaksinuar, i/e shëruar) duhet të jenë të pajisur edhe me një test negativ PCR ose me vaksinën e 3-të, raporton albinfo.at

Austria forcoi rregullat e hyrjes për të shmangur variantin e ri të virusit Omikron. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi ditën e hënë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të premten në mbrëmje, shkruan derstandard.at

Në të ardhmen, vetëm udhëtarët me dëshmi të vlefshme 2G do të lejohen të udhëtojnë në Austri. Kushdo që është vaksinuar ose i shëruar duhet gjithashtu të jetë i pajisur edhe me një test PCR negativ ose të këtë marr vaksinën e 3-të, përndryshe vlejnë rregullat e karantinës 10-të ditorë (me mundësi që në ditën e 5-të të përfundohet karantina nëse testi del negativ).

Ata të cilët janë të pajisur me kombinimin 2G + PCR test duhet të plotësojnë po ashtu ekstra formularin (Pre-Travel-Clearance):

https://entry.ptc.gv.at/

Kjo rregullore vlen edhe për vet austriakët, shtetasit e Bashkimit Evropian apo edhe për ata qytetarë të shteteve tjera, por që jetojnë në Austri.

“Këto rregullore më të rrepta të hyrjes sjellin me vete sfida të mëdha, veçanërisht për njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të Krishtlindjeve,” tha Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein. “Megjithatë, ato janë të nevojshme në këtë moment në kohë për të kundërshtuar përhapjen e Omikron në Austri.”, nënvizoi ai, përcjell albinfo.at

Në anën tjetër është bërë e ditur se përjashtim nga këto rregulla do të kenë gratë shtatzëna dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore, por të cilët kanë marr me herët dozën e dytë të vaksinës. Megjithatë ky përjashtim duhet të vërtetohet me një certifikatë mjekësore. Rregulli i veçantë vlen edhe për fëmijët.