Lajme
Kosova nuk pritet t’i shpëtojë variantit Omicron
Kosova nuk pritet të shpëtojë nga varianti Omicron i COVID-19 që ka vënë në vështirësi shumë vende të botës. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, thotë se mundësia e paraqitjes është evidente, pasi edhe rrugët e përhapjes së këtij varianti janë të njëjta sikurse variantet e tjera. Kosova ka dërguar disa mostra për testim në Gjermani, pasi dyshohen të jenë me variantin e ri të COVID-19. Ende janë në pritje për rezultatet.
Mali i Zi është vendi i fundit në rajon që është prekur zyrtarisht nga varianti Omicron. Por, tashmë rrezikon edhe Kosova, sidomos kur në këtë periudhë shtohen lëvizjet e qytetarëve për festa, por edhe grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Pikërisht, për Krasniqin këto janë arsyeje se pse po vazhdohen që të mbahen në fuqi masat e njëjta anti-COVID.
“Është virusi i njëjtë dhe ato çka kemi parë është se çdo variant i paraqitur në shtetet e tjera, herët ose vonë ka arritur në pothuajse të gjitha shtetet. Mundësia e paraqitjes së Omicronit në Kosovë normalisht që është evidente dhe është e vështirë të paramendohet se nuk do ketë raste edhe në Kosovë, pasi po them që virusi është i njëjtë dhe rrugët e përhapjes janë të njëjta”, tha Krasniqi për KosovaPress.
Krasniqi thotë se në Kosovë është një situatë e qetë pandemike, ku vetëm gjatë këtij muaji numri i të hospitalizuarve nuk ka kaluar shifrën 50 pacientë.
“Ka javë të tëra, madje dhe muaj, që është i vogël dhe po përjetojmë një situatë jashtëzakonisht të volitshme pandemike sa i përket pandemisë COVID-19. Si rezultat i kësaj, edhe numri i pacientëve të shtrirë në Klinikat e QKUK dhe spitalet ka rënë ndjeshëm prej më shumë se dy muaj numri i pacientëve është nën 100, madje këtë muajin e fundit asnjëherë nuk kemi kaluar mbi 50 pacientë që kanë qenë të shtrirë në klinikat e QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Por sigurisht që kjo situatë është rezultat i masave të ndërmarra nga ana e qeverisë dhe institucioneve shëndetësore dhe në veçanti dua të potencoj këtu respektimin dhe zbatimin e masave nga ana e qytetarëve”, u shpreh ai.
Tashmë në vendin tonë jepet edhe doza përforcuese dhe ajo e treta anti-COVID për personat mbi 18 vjeç, prandaj drejtori i SHSKUK-së e konsideron moment të duhur që qytetarët të imunizohen edhe me këto doza të vaksinave.
“Është koha më e mirë që ta shfrytëzojmë, tashmë po futemi edhe në sezonin e dimrit, edhe më shumë përforcohet nevoja për ta marrë dozën e tretë dhe dozën përforcuese, tashmë njerëzit fillojnë të mbyllen në ambiente të mbyllura, në grupe, qoftë familjare apo edhe më të mëdha, ku rreziku i ekspozimit është më i madh prandaj, po them ta shfrytëzojmë këtë situatë të qetë në mënyrë të vazhdojmë të ruajmë këtë imunitet kolektiv që është formuar qoftë me kalimin e COVID, qoftë edhe me krijimin e imunitetit si rezultat i vaksinimit”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi shpreson që sa më shpejt të miratohet edhe Ligji për paga, pasi siç u shpreh ai, ky ligj është shtylla kryesore për rregullimin e pagave të profesionistëve shëndetësorë dhe trajtimin e tyre në mënyrë të dinjitetshme.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor