Lajme
Zvicër: Koha mes vaksinës së dytë dhe të tretë shkurtohet nga 6 në 4 muaj
Shkurtimi i intervalit midis vaksinimit bazë dhe atij përforcues do të shkaktojë një rritje shumë të fortë të kërkesës në kantone për të marrë përforcuesin
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset kishte njoftuar të premten se periudha e pritjes ndërmjet vaksinimit të dytë dhe të tretë do të shkurtohet nga gjashtë muaj sa ishte, në katër muaj, tranmseton albinfo.ch. Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (Ekif) duhet ta konfirmojë edhe praktikisht këtë vendim javën e ardhshme.
Konferenca e Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK) supozon se rekomandimi i modifikuar për vaksinimin përforcues nga Ekif dhe BAG do të caktojë përparësitë sipas moshës, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Kjo duhet të bëhet, pasi efekti i vaksinës përforcuese (të tretë) është veçanërisht i lartë tek të moshuarit, meqë kështu mund të shmangen sëmundjet e rënda, shtrimet në spital apo edhe vdekjet.
Dy herë më shumë njerëz me të drejtën për vaksinimin përforcues
Shkurtimi i intervalit midis vaksinimit bazë dhe atij përforcues do të shkaktojë një rritje shumë të fortë të kërkesës në kantone për të marrë përforcuesin, sipas GDK.
Në disa raste, kjo mund të nënkuptojë një dyfishim të numrit të personave që do të kishin të drejtë për të marrë vaksinën përforcuese në krahasim me sot.
Në javët e fundit ka pasur kritika për këtë dhe për ritmin më të ngadaltë në krahasim ndërkombëtar gjatë injektimit të vaksinave përforcuese. Tani duhet të ringrihen kapacitetet në qendrat e vaksinimit, shpjegon për SRF Presidenti i GDK-së, Lukas Engelberger.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor