Shqipëria
Shqiptarët, pagat më të ulëta në rajon
Paga mesatare në vend është rritur kundrejt një viti më parë, që ishte edhe kulmi i pandemisë, por po shfaq një tendencë rënëse këtë vit, në një kohë që qytetarët po përballen me rritjen drastike të çmimeve.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti, një punonjës është paguar mesatarisht me 56.435 lekë, ku për punonjësit e sektorit privat kjo pagë kap shifrën e 51.305 lekë dhe në sektorin shtetëror 67.538 lekë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Rritja për të dy sektorët mbetet e vakët dhe thuajse e pamjaftueshme për të përballuar shtrenjtimin e kostos së jetesës.
Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave e rendisin Shqipërinë në vendin me pagën më të ulët mesatare në rajon. Për ekspertët e ekonomisë, të ardhurat e pakta që individët fitojnë nga puna që bëjnë janë një ndër arsyet pse emigrojnë.
INSTAT raporton se sot është me leverdishme të punosh në sektorin financiar dhe atë të sigurimeve. Paga për këto dy industri vlerësohet 92.5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.
Ndërkohë sektorët që mbeten konstant në rritjen e pagave krahasuar me vitin e kaluar janë bujqësia, ndërtimi dhe industria.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës