Lajme

Studim: Pilula Pfizer redukton shtrimin në spital me gati 90%

Pilula anti-virale e COVID-19 nga Pfizer u zbulua se redukton shtrimin në spital dhe vdekjen me gati 90%, sipas një studimi të kryer nga kompania.

Të dhënat përfundimtare tregojnë se tabletat orale Paxlovid reduktojnë rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave dhe 88% brenda pesë ditëve.

Këto rezultate tejkalojnë suksesin e anti-viralit oral të prodhuesit rival Merck për sëmundjen, i cili u zbulua se redukton vetëm sëmundjet serioze ose vdekjen.

Kompania ka ndarë rezultatet me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe shpreson se agjencia do të miratojë përdorimin e saj në ditët ose javët në vijim.

Kryetari dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla, tha se studimi “nënvizon potencialin e pilulës për të shpëtuar jetën e pacientëve në mbarë botën”.

Pfizer tha gjithashtu të martën se pilula e saj duket efektive kundër variantit Omicron.