Lajme

Zbulohen certifikata false në qendrën e testimit të Freiburgut

Janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkallën e falsifikimit dhe për të identifikuar përgjegjësit

Në qendrën e testimit Granges-Paccot të Kantonit të Freiburgut, gjatë një kontrolli është janë zbuluar raste mashtrimi me certifikatën e Covidit.

Sipas një njoftimi për shtyp të autoriteteve përgjegjëse, janë lëshuar certifikata fals, trasnmeton albinfo.ch. Ndërkohë, siç bëhet e ditur, janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkallën e falsifikimit dhe për të identifikuar përgjegjësit, shkruan srf.ch.

Qendra Kantonale e testimit ka kryer deri më sot më shumë se 106,000 teste që kur është hapur, në maj të vitit 2020. Por, certifikatat Covid janë lëshuar vetëm që nga fundi i qershorit 2021.

Shumica dërmuese e punonjësve të kësaj qendre bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe me integritet, thuhet në njoftimin nga spitali HFR i Freiburgut, i cili operon qendrën e testimit.

Është për të ardhur keq që puna e shumë njerëzve është diskredituar nga makinacionet e disave.